Degët e shoqatave të veteranëve në Viti, Dardanë dhe Gjilan mbështesin protestën e PSD-së, kundër Trendafilovës Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, së bashku me Qëndron Kastratin kanë takuar udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të Gjilanit, Dardanës dhe Vitisë, të cilët ofruan mbështetje për protestën e së mërkurës në Gjilan. Molliqaj ka thënë edhe me këtë rast se Gjykata Speciale është e padrejtë qysh në fillim. Ajo e ka shkelur kriterin e barazisë mes palëve dhe të drejtat e njeriut. Vizitat për matje të opinionit publik e rregullim të imazhit të saj me takime të mbyllura janë të padëshirueshme. Prandaj, të mërkurën, nga ora 10:00, Hotel ‘Astoria’, Gjilan ku do të zhvillohet takimi i znj. Trendafilova, protestojmë kundër kësaj vizite!”, ka thënë Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Lumir Abdixhiku kundërshton doracakët për Edukatë Seksuale
Kryetari i LDKsë, Lumir Abdixhiku, ka shprehur qëndrimin e tij kundër doracakëve për Edukatë Seksuale …