Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për Kosovën në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Der Spiegel”. Rama ka folur për ndikimin rus në Ballkan dhe dëshirën e presidentit të Rusisë Vladimir Putin që të këtë një konflikt të ri në këtë pjesë të Evropës. “Putini do të ishte i gëzuar nëse do të kishte një konflikt diku në Ballkan. Shefi i Kremlinit ngacmon dhe provokon kudo që të mundet. Në fjalimet e tij, Putini vazhdimisht i referohet Kosovës, problemit më të dhimbshëm nga problemet e pazgjidhura në Ballkan. Duhet të parandalojmë me çdo kusht që të ndodhë diçka e keqe”, deklaroi Rama. Në lidhje me atë që Putinit i pëlqen të përdorë historinë e Kosovës si shabllon për pushtimin e Krimesë, Donjetskut dhe Luhanskut, ku përmend shpesh se NATO-ja ka bombarduar Beogradin pa mandat të OKB-së, Rama ka thënë se bombardimi i Beogradit dhe çlirimi i Kosovës në atë kohë i shërbeu qëllimit për të shpëtuar popullsinë nga spastrimi etnik dhe se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më në fund konfirmoi pavarësinë e Kosovës si akt të së drejtës ndërkombëtare., tha mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …