Quo Vadis, Albinus, ravnabaius, rabitus, dimalus, hekuranus, bajcinofcus et cetera?

Quo Vadis, Albinus, ravnabaius, rabitus, dimalus, hekuranus, bajcinofcus et cetera?

Sadri (Ravnabaja) Ramabaja  i “Syri të popullit” të Vetëvendosjes, kësaj radhe ka fyer kryetarin e veteranëve, Faton Klinaku duke e quajtur  bari, ndërsa  40 mijë veteranët e luftës së UÇK-së i quan dele.  Ky farë deledashi i Albin Kurtit, që ndiqet penalisht për hartimin e listave të njerëzve që kishte paraparë që duhej të pushkatoheshin, por nga 38 syresh kishin plagosur vetëm njërin, pastaj njëjtë  si mixha i Glaukut, Rabit Konjufca, që mësimdhënësit i quan njerëz me brirë  të prehur si Dimal analfabeti me dy fakultete mbi supe por që në çdo fjalë shqipe që shkruan bën nga një,  nganjëherë  dy gabime, Hekuran Murati që në fillim fyen  e poshtëron UÇK-në, duke u treguar hekur e çelik  e më pas pranon se është teneqe  për skarp dhe sa e sa gjuhë përdalë të Vetëvendosjes, janë pasqyra më e mirë që tregon se kah cili hendek po përmbyset Kurti, i cili më shumë do ta dëshironte luftën me Serbisë, sesa ta humbiste Qeverinë.

Albinit duket se i ka ndodhur sikur “dhelprës kur iu dogj bishti tha u dogj krejt dynjaja”.

Albini e di më mirë se të gjithë se lufta e vërtetë do të bëhet në tavolinë të bisedimeve në Bruksel,  jo në kufirin e Kosovës me Serbinë të cilin e ruajnë forcat e NATO-së, prej 21 qershorit të vitit 1999.

Qeveria Kurti e ka krizën brenda, krizën të cilën e ka mbarsur  vetë me keqqeverisje, me arrogancë mujshare kundër  të gjithë shqiptarëve që nuk pajtohen me “popullin e Vetëvendosjes”,  as me “Republikën  e Tretë”, andaj tani  duhet kthyer një kurs ndryshe por jo me deledashët, jo me  bali katravellët, sepse Vetëvendosja  ka  mjaft mendje të kthjellëta përbrenda,  të gatshëm për një kurs ndryshe, në akord me situatën.

Hallakatja e Kurtit nga frika për intervenim të Serbisë në Kosovë, nuk mbulohet dot me deklarata hipotetike, por meqë është politikani më fjalaman dhe më punë pak nga të gjithë politikanët  e Kosovës, ndodh kjo që po ndodh.

Kriza me të cilat po ballafaqohet Qeveria Kurti, janë të shumta dhe të natyrës tejet të rëndë për t’i përballuar. Këtë e dinë të gjithë, e besoj se Albini e di edhe më mirë sesa sejmenët e disa nga karagjozët e deledashët e tij,  të cilët  duke u munduar që ta trimërojnë Kurtin, tregojnë se sa të mjerë  e frikacakë janë, tregojnë sesa mungesë dinjiteti njerëzor kanë, kur fryjnë muskujt treguar se sa “trima” janë.

Kur ishte koha për të treguar guxim, trimëri dhe përballje me armikun shekullor, ikën kush nga mundën, pas luftës u kthyen “fitimtarë”  dhe krenohen për heroizmin që kishin treguar duke ikur nga atdheu, i përgjakur prej barbarisë serbe. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …