Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, sot fillon punimet, derisa bota përballet me kriza të shumta, veçmas me luftën në Ukrainë. Pas dy vjetëve të kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe adresimeve përmes videove, OKB-ja u ka kërkuar liderëve botërorë që të marrin pjesë fizikisht në sesionin e kësaj organizate botërore, me përjashtim të kryetarit të Ukrainës, Vladimir Zelenski. Në ditën e parë do të mbajnë fjalime kryetari francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Sholz – liderët e dy ekonomive më të mëdha në Bashkimin Evropian. Kësaj radhe Ukraina do të jetë në vëmendje të veçantë, ka thënë shefi i BE-së, Josep Borrell në Nju Jork. Në një raport të publikuar më herët gjatë këtij muaji, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, ka thënë se pandemia e koronavirusit ka kthyer mbrapa përparimin njerëzor për pesë vjet. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.
Kontrolloni gjithashtu
Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie
Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri …