Harron Albin Kurti, apo nuk ka të dhëna të plota se cilët kanë qenë dhe janë mësimdhënësit e viteve ‘9o-të

Duke folur në ceremoninë e hapjes së Kampit Veror në gjimnazin “Loyola” në Prizren, Albin Kurti ua kujtoi të pranishmëve  se mësimdhënësit dikur kanë rrezikuar jetën e tyre për të shkolluar brezat. Ne kishim mësimdhënës të guximshëm, burra e gra, që rrezikuan jetën e tyre për edukimin e fëmijëve tanë, duke aluduar në mësimdhënësit e sotëm, të cilët ndodhen në grevë dhe duke harruar, apo duke anashkaluar me qëllim  se pjesa më ma e madhe  e tyre, ata që kanë mbi 55 vjet, sidomos sindikalistët janë  pikërisht ata mësues e mësimdhënës që kanë punuar në arsim në vitet 90-të. Kurti harron të përmend edhe faktin se janë më tepër se 350 mësues, arsimtarë e profesorë  që kanë rënë dëshmorë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qindra të tjerë janë plagosur kundër regjimit serb të Millosheviqit, ndërsa mijëra prej tyre kanë marrë pjesë aktive në luftën tonë çlirimtare dhe fitimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …