Dr. Luljeta Abdullahu: Diagnoza e biopsisë për Hepatit neonatal i rendë me etiologji të panjohur

Verdhëza e zgjatur tek te porsalindur, apo Hepatiti neonatal, ndryshe e njohur si Kolestaza ne foshnjërinë e hershme, dhe kur nivelet e enzimave te mëlçisë janë te larta, mund të jetë një shenjë se mëlçia vuan ose është e irrituar. Kjo gjendje paraqet dilemë diagnostike dhe shumica e këtyre foshnjave vuajnë ose nga Atresioni biliar( bllokim te rrugëve biliare ekstrahepatike- kanalet dalëse te rrugëve ku bila- tëmthi kalon), ose nga Hepatiti neonatal idiopatik- si verdhëza e tej zgjatur me shkaktare te panjohur. Dallimi midis dy kushteve mund te jetë jashtëzakonisht i vështirë si klinikisht ashtu edhe biokimikisht, dhe zakonisht kërkohet nje biopsi diagnostike e mëlçisë.

Krahas analizave biokimike dhe ultratingullit i mëlçisë, skanimi HIDA, sugjeronte për vështirësitë e renda te kalimit te tëmthit neper rrugët biliare dhe shenjat se qelizat e mëlçisë vuanin. Metoda te cilën ne e aplikojmë, quhet Scintigrafia hepatobiliare. Është një procedure e Mjekësisë Nukleare për te vlerësuar gjendjen e fshikëzës se tëmthit dhe te rrugëve biliare, ku ndjekjet rrjedha e bilës nga mëlçia ne zorrën e holle, duke përdorur sasi te vogla te materialeve radioaktive te quajtura radiotracere. “Hepato”- i referohet mëlçisë dhe ” biliare” i referohet fshikëzës se tëmthit dhe kanaleve biliare. Një skanim HIDA kërkon një ore deri një orë e gjysmë për te përfunduar. Por mund te zgjasë edhe me pak apo me shume, kështu qe incizimi vazhdon edhe pas 4 ore, ose edhe pas 24 deri ne 48 ore, ne varësi te funksionit te mëlçisë dhe rrugëve biliare.

Scintigrafia hepatobilere tregoi se mëlçia ishte zmadhuar, raporti zemër / mëlçi ishte i ulët në kurriz të zemrës, një nga shenjat që ai kishte pamjaftueshmëri të funksionit të mëlçisë, dhe eliminimi i radio farmaceutikëve nga kanalet biliare ishte me vështirësi , eliminimi përmes rrugëve alternative (veshkave), nuk është mënyra natyrale.

Diagnoza e biopsisë zbulonte per Hepatit neonatal i rende me etiologji te panjohur.

Shërimi kërkon kohë, apo transplant të mëlçisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …