Gjykata Speciale ka bërë të ditur se dje gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka nxjerrë vendimin e tretë për pjesëmarrjen e viktimave në çështjen kundër Pjetër Shalës, ku u pranuan edhe gjashtë vete të pretenduar si viktima të tjera në procesin gjyqësor kundër tij. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues i cili numëronte 2 viktima pjesëmarrëse dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesi i njëjtë i viktimave”, thuhet në njoftim të Gjykatës. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale kundër UÇK-së (BpD)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …