Idajet Beqiri: Presidenti, Ilir Meta ulërin si një qen që e ka zënë tërbimi dhe iu vërsulet policëve

Kallëzimi i avokatit, Idajet Beqiri në SPAK, lidhur me vjedhjen e Arit nga Ilir Meta e Sali Berisha

Kallëzimi i Idajet Beqirit në SPAK, lidhur me vjedhjen e Arit nga Ilir Meta e Sali Berisha

Unë, kallëzuesi, bazuar në nenin 283 të Kodit Procedurës Penale depozitoj këtë kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërpërmendur për kryerjen e veprave penale respektive, pasi jam vënë në dijeni si qytetar, si avokat, si kryetar i Forumit të Avokatëve Për Drejtësi, por edhe si drejtues i Partisë së Unitetit Kombëtar, Parti e cila përfaqësohet me të zgjedhur të shumtë këshilltar të bashkive në të gjithë territorin e Shqipërisë, si dhe pasi më janë afruar të dhëna përmes rrjeteve sociale, takimeve, letrave dhe dokumenteve, të cilat ngrenë dyshime të arsyeshme se nga ana e Sali Berishës dhe Ilir Metës janë konsumuar veprat penale të rënda të cituara në objektin e kallëzimit. Në bazë të fakteve të konstatuara, dokumente, akte të cilat do t‘i përmend në vijim, ju paraqes këtë kallzim penal, duke ju bërë prezent të gjitha shkeljet me natyrë penale, të cilat pretendoj se duhet të hetohen në mënyrë të thellë e të gjithanshme, pasi ngarkojnë me përgjegjësi të rëndë ligjore të natyrës penale personat që i kanë kryer dhe që unë i kallëzoj, të përfshirë në veprime të rënda të paligjshme, dhe që kanë sjellë pasoja shumë të rënda.

Bazuar në faktin se personat që kallëzoj kanë patur funksionet më të larta në shtetin shqiptar dhe pranë tyre dhe në shërbim të tyre, qoftë nga pikëpamja e ushtrimit të detyrave shtetërore, ose e të qenurit të tyre pjesë e grupit të strukturuar kriminal, çka do të hetohen nga organi juaj, si dhe për shkak se në grupin e strukturuar kriminal, ka dyshime të arsyeshme se si ndihmës të tyre janë të përfshirë edhe ish këshilltarë të tyre, por edhe gazetarë, analistë etj, për të mos prishur provat, për të mos i fshehur dhe asgjësuar ato, për të mos ndikuar te dëshmitarët okularë, të aplikohen ndaj të kallëzuarve masa sigurimi personal sipas parashikimeve të neneve 228, 237 dhe 238 të Kodit Penal. Për të njëjtat arsye që theksojmë sa sipër ndaj personave të kallëzuar të aplikohet sa më parë sa parashikohet në Seksionin IV, nenet 221 e vijues të Kodit të Procedurës Penale. Për disa dëshmitarë që japin të dhëna, prova dhe fakte për të kallëzuarit, si të dyshuar për kryerje të krimeve të rënda të kërkohet zbatimi i programit të mbrojtjes së tyre ose sa parashikohet në nenin 165/a të Kodit të Procedurës Penale.

 

Avokati akuzon Berishën dhe Metën si grabitësit e floririt të Krrabës

Më 13.3.1997 dhe në fundin e vitit 1999, në prag të vitit të ri 2000, objekti shtetëror i rëndësisë tepër të veçantë, në Krrabë të Tiranës ku ruhej thesari i shtetit dhe një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme, është vjedhur me urdhër të ish Presidentit të Republikës Sali Berisha dhe prej ish Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Ilir Metaj. Në vitin 1992, thesari u vendos në Krrabë. Objekti ishte “Tepër Sekret”, i Koduar “Lumi” dhe i përcaktuar si Vend-strehimi i Kryeministrisë në rast lufte. Inventari i fundit i thesarit të shtetit ishte bërë më 27.2.1997. Pas ngjarjeve të marsit 1997, Sali Berisha, ish President i Republikës, ka ngarkuar ish badigardi e tij Izet Haxhia dhe grupin e tij të shoqërimit, të gjithë të armatosur, për të ruajtur vendndodhjen e thesarit të shtetit në tunelet e Krrabës.

 

Si i largoi Berisha Forcat e Armatosura që ruanin thesarin e shtetit?

Në datën 12 mars 1997, me urdhër të ish Presidentit Sali Berisha, janë larguar forcat e armatosura që drejtoheshin nga Izet Haxhia nga tunelet e Krrabës, ku ndodhej thesari i shtetit dhe në vendin e tij kanë ardhur persona të armatosur të komanduar nga ish punonjësi i SHIK, Xhahit Xhaferi. Në datën 13.3.1997 shtetasit Xhahit Xhaferi, Shaban Memia dhe disa persona të tjerë, me çanta ushtarake në shpinë, duke patur çelsat dhe duke ditur kodet e hapjes së 3 dyerëve, kanë hyrë dhe kanë vjedhur arin në monedha dhe në bizhuteri që ndodhej në disa arka. Bje në sy fakti që kur erdhën në qeverisjen e vendit PS, me kryeministër Fatos Nano, megjithëse ishte një fakt i bërë publik vjedhja e arit të shtetit në tunelet e Krrabës, nuk është bërë asnjë inventar krahasues me inventarin e bërë në datën 27.02.1997, para se ari të vidhej.

Ilir Meta ka patur dijeni të plotë për vjedhjen e arit në tunelin e Krrabës, sikurse e dinin të gjithë shqiptarët. Ai dinte njëkohësisht faktin se pas kësaj vjedhje, autoritetet e institucioneve të shtetit nuk ndërmorën asnjë veprim për të bërë inventarizimin e arit të grabitur nga anëtarët e grupit të strukturuar që udhëhiqte dhe i dërgoi në Krrabë Sali Berisha për të vjedhur arin. Ai ka shpërdoruar detyrën sepse, megjithëse ishte në dijeni të grabitjes së floririt në 23 mars 1997, nuk ndërmori një verifikim dhe nuk bëri një inventarizim të kësaj pasurie të madhe kombëtare, por i krijoi terren vetes së tij që të vepronte më vonë vet, me bashkëpunëtorët e tij të strukturuar në grupin kriminal, për të vjedhur “pjesën e luanit” nga Floriri i Shqiptarëve.

 

Beqiri tregon dy bashkëpunëtorët e Metës

Ilir Meta ka patur dijeni të plotë për vjedhjen e arit në tunelin e Krrabës, sikurse e dinin të gjithë shqiptarët. Ai dinte njëkohësisht faktin se pas kësaj vjedhje, autoritetet e institucioneve të shtetit nuk ndërmorën asnjë veprim për të bërë inventarizimin e arit të grabitur nga anëtarët e grupit të strukturuar që udhëhiqte dhe i dërgoi në Krrabë Sali Berisha për të vjedhur arin. Ai ka shpërdoruar detyrën sepse, megjithëse ishte në dijeni të grabitjes së floririt në 23 mars 1997, nuk ndërmori një verifikim dhe nuk bëri një inventarizim të kësaj pasurie të madhe kombëtare, por i krijoi terren vetes së tij që të vepronte më vonë vet, me bashkëpunëtorët e tij të strukturuar në grupin kriminal, për të vjedhur “pjesën e luanit” nga Floriri i Shqiptarëve. Në muajin dhjetor 1999, po në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Ilir Meta, me një helikopter të Farkës, nën udhëheqjen e dy badigardëve të tij, Kastriot Braho dhe Kastriot Koçi, duke hapur me çelsat dhe kodet që dispononin dyert e tunelit, kanë kryer vjedhjen për herë të dytë të arit të ndodhur në Tunelin e Krrabës.

 

Dëshmitarja femër që mund të zgjidhë misterin

Po çfarë kishte ndodhur saktësisht ne tunelin sekret te thesarit te shtetit ne Krrabe ne marsin e vitit 1997 dhe në muajin dhjetor 1999? Gjate kontrollit te ushtruar kater vjet pas hapjes per here te pare te tunelit me 7 prill 2000, u konstatua se nga 24 arkat speciale metalike ne te cilat ishte vendosur ari ne gjendje monedhe lira turke, napolona francez dhe dollare amerikane, 11 arka ishin krejtesisht te zbrazura. Ndersa nga 97 arkat e mbushura secila me nga 20 kilogram argjend, ishin hapur vetem 2 arka, por nuk ishte grabitur asnje gram argjend. Çuditerisht mes asaj rremuje arkash hermetike ku ato me flori perbenin me pak se nje e pesta e te gjithe inventarit, grabitesit nuk ishin ngaterruar aspak. Ata kishin shkuar direkt tek arkat e mbushura me flori, madje me monedha me vlera te medha nomizmatike duke gjetur saktesisht ate qe kerkonin. Nga 24000 napolona ari grabitesit morën vetem 3999 napolona, duke lene pas 20001 napolona. Kjo tregon se këta grabitësit kishin pasur një informacion zyrtar, qe mund ta dispononin vetëm funksionare te larte te asaj kohe, sikurse ishte shefi i tyre, ish Kryeministri Ilir Meta. Një dëshmitare e rëndësishme (femër), e cila sot bënë një jetë midis Italisë dhe Shqipërisë, gjeneralitetet e plota të sëcilës, adresën e saj etj do t’i paraqesim pasi të thirremi prej Jush, në SPAK, për të dhënë deklaratën sipas parashikimit ligjor, ka dhënë prova dhe fakte shumë bindëse, edhe për shkak të lidhjeve shumë të afërta familjare që ka patur me të dy ish badigardët e Ilir Metës, për arkat me floririn dhe monedhat e grabitura në Tunelin e Krrabës.

 

Si doli jashtë Zvicrës floriri?

Përmes një organizimi “perfekt” të bërë nga ish Kryeministri Ilir Meta, ish badigardi i tij Kastriot Koçi, nën shoqërimin e disa personave të tjerë, të paisur prej Ilir Metës me pasaporta diplomatike e kanë çuar arin e vjedhur në Zvicër. Në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, Sali Berisha dhe Ilir Meta, nën justifikimin e të ashtuquajturës “luftë politike” mes njëri-tjetrit, të bindur që vjedhjes së floririt “po i dilte tymi”, për të bërë sistemimet e duhura të inventarit të arit të Shqipërisë, nisën akuzat mes njëri-tjetrit, duke u bërë kështu dëshmitarët më të besueshëm se janë pikërisht ata të dy që e kanë vjedhur floririn e Shqipërisë.

 

Dëshmitari tjetër “kyç”

Në rrethana tepër misterioze, gjë e cila kërkon një hetim të plotë,të thellë, objektiv dhe shterues, në datën 27 janar 2008, pasi ka shërbyer 10 vjet pranë Ilir Metës, në moshë të re, ka vdekur badigardi i tij Kastriot Braho “me tumorr në stomak”, dhe më vonë ka vdekur po në moshë të re edhe badigardi tjetër Kastriot Koçi “me tumorr në tru”, të dy autorë të grabitjes së floririt të Krrabës, ky i fundit edhe transportuesi dhe kujdestari kryesor i dërgimit të floririt në Zvicër. Një dëshmitar i rëndësishëm që hedh dritë në zbardhjen e kësaj grabitje të madhe të arit të Shqipërisë është edhe Ajet Ramçaj, i cili deklaron se në Dhjetor të vitit 1992 është caktuar nga Kryeministri Aleksander Meksi në një Komision Qeveritar SHIK, Ministri e Rendit, Ministri e Mbrojtjes, të përbërë nga 4 vetë me detyrë kontrollin e Objekteve Sekret e Tepër Sekret në gjithë territorin e Republikës. Në këtë kohë ky person punonte në SHIK. Mes qindra objekteve që janë kontrolluar, nga të parët ka qënë edhe Thesari i Shtetit. Ky fakt provohet me këtë akt zyrtar, që ju paraqesim, ku dalin të 4 personat e të katër institucioneve që kanë bërë kontrollin e Tunelit të Krrabës ku ruhej floriri. Në vitin 1997, deklaron ky dëshmitar, meqënëse bëja çdo ditë rrugën Elbasan-Tiranë-Elbasan merrja në makinë si pasagjerë policë të Krrabës, tek lapidari.

I ka pyetur secilin prej tyre për objektin dhe të gjithë i kanë thanë që objekti nëntoksor nuk ishte prekur, pasi hyrja e tij është e mbushur me inerte dhe ishte minosur nga Kol. Astrit Bishqemi, i cili ishte komandant aty edhe ne kohen e kontrollit që kishte bërë në vitin 1992 Ajet Ramçaj. Në vitin 2000, vazhdon deklarimin e tij ky dëshmitar, kur u pranua nga shteti vjedhja e thesarit, ishte duke parë lajmin në TV Klan. Ky televizion nxirrte një vrimë tuneli në Malin e Krrabës thoshte se është ruajtur keq thesari i Shtetit! Për herë të parë, thotë ai, kam folur me bashkëshorten time, me vjehrrin dhe vjehrren që isha ndër ata pak njerëz që jo vetëm e di ku është por edhe e kam vizituar dy herë. Jam ulur në makinën e shkrimit, deklaron ky dëshmitar, dhe kam shkruar një autointervistë, ku i bëja vetes pyetje dhe përgjigjesha po vet, ku nxorra të vërtetën se si ruhej thesari, dhe sesi kurrë nuk mund të vidhej ai nga cilido person, nëse nuk do të ishte përfaqësues i lartë i shtetit, që të kishte çelsat e dyerëve dhe kodet përkatëse për tre dyertë e tunelit. E kam çuar këtë intervistë, thotë ai, te Gazeta RD dhe ja kam dhënë Gazetarit Zef Lleshi. Ai, pasi e lexoi, i tha se “është bombë fare” dhe tepër i entusiazmuar mori në telefon Astrit Patozin, duke i thënë se duhet t’a botojmë menjëherë. Intervista u pëlqye shumë edhe nga Astrit Patozi dhe ju çua menjëherë Sali Berishës në zyrë.

 

Dëshmitari Ajet Ramçaj vazhdon më tej deklarimin e tij

“Te nesërmen tek çova vjehrrin tek Pallati i Kulturës në një mbledhje të Shoqatës të Persekutuarve, takova Zef Lleshin, i cili më tha se do t’a botonin urgjentisht se ishte “bombë”. Ndërkohë më mori në telefon Astrit Patozi dhe më tha se duhet të vish urgjent te PD.Kam punë tash i them. Jam me Bislim Ahmetaj e Gjin Progni me thotë. Këta dy persona unë i kam shokë të ngushtë. Shkova te Bar Kalaja, ku më prisnin.Te kërkon urgjent Doktorri në zyrë, më tha. Atherë bëja me firmën time rikonstruksionin e shtesat e shkollës Vasil Shanto. I hyp makinës e shkoi. Më shoqnoi deri tek Linda Ihsani (rahmet pastë), e cila ishte në paradhomë të zyrës së Saliut dhe iku. Ajet sa të dalin ata që ka brënda e do futesh ti, më tha. Vjen Blerim Çela dhe i thotë Lindës se do takoj Doktorrin.Do të fus pas Ajetit, i thotë ajo. Le të presë ky djali thotë Blerimi, i ri është. Del Doktorri t’u shoqnu te dera njerzit që kishte në zyrë. Blerimi futet menjëherë para meje. Prit Blerim, i thotë Saliu, të mbaroj punë më Ajetin. Takimi me Doktorrin zgjati rreth 20 minuta duke sqaru nji për nji pyetjet dhe pergjigjet e autointervistës dhe ne fund më thotë: “Ajet, të mbetet qefi mos ta botojmë. Dua ta përdorim ditë pas ditë në konferenca shtypi”. Ju e dini, i thashë. Me përcolli tek dera dhe ika. Përfundimi e konkluzioni i asaj auto interviste ish që vjedhja e Thesarit ish Shtetërore dhe pak doli në dritë në konferenca shtypi përveç në një rast kundër Spartak Poçit. Këtë shkrim ja kam dhënë edhe nji ish këshilltari të Ilir Metës, kryeministrit”.

 

Dëshmia e Izet Haxhisë

Dëshmitar i rëndësishëm për vjedhjen e Floririt të Krrabës, sikurse theksuam më sipër, është edhe ish badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili krahas të tjerave, publikisht i ka shtruar disa pyetje Sali Berishës për ngjarjen: “Kush e vodhi thesarin në Kërrabë në mars 1997, pasi njerëzit e mi i tërhoqe nga ruajtja dhe ua dhe grupit të SHIK me Xhahit Xhaferin në krye? A të kujtohet pse u ndamë përfundimisht bashkë? Për moszbatimin e cilës porosi?”, thotë Haxhia.(Gazeta “Sot”)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …