Deçani vazhdon me promovimin dhe përkrahja e bizneseve të gastronomisë lokale

Ndër prioritetet e kryetarit të Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, është krijimi i hapësirës sa më të përshtatshme për promovimin dhe përkrahja e bizneseve të gastronomisë lokale. Sot, drejtori z.Isuf Demhasaj bashkë me kolegët e Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim kanë takuar nga afër pronarët e restoranteve përgjatë Grykës së Deçanit, ku janë njoftuar nga afër me problemet, sfidat dhe kërkesat e ndryshme që këto biznese kanë. Gjithashtu, gjatë kësaj jave në Qendrën Informuese Turistike është ndërtuar një kënd i veçantë në të cilin çdo vizitor do të mund të informohet për shërbimet që këto restorante ofrojnë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe pemë

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …