Realizmi Socialist, zbuloi e shpjegoi, për herë të parë në historinë e njerëzimit, ligjësitë objektive të jetës historike të shoqërisë njerëzore
Realizmi Socialist, zbuloi e shpjegoi, për herë të parë në historinë e njerëzimit, ligjësitë objektive të jetës historike të shoqërisë njerëzore. Kjo rrymë vuri në dukje hendeqet e thella midis njerëzve, grupeve njerëzore e, klasave shoqërore, në aspektin njerëzor, moral, psikologjik, kulturor, ekonomik, në aspektin e dijeve, lirive e të drejtave njerëzore, krijuar nga rendi jonjerëzor borgjez.
Përmes dritares që hapi kjo metodë e re artistike në rrafshin e letërsisë e të arteve të tjera, kjo ishte edhe një mundësi e re që njeriu të shikonte më një këndveshtrim tëri jetën e rrjedhat historike, përtej murit që kishte ngritur bota e vjetër, rendi i kalbur shoqëror borgjez, si cakun e palejuar për t’u kapërcyer.
Me vendosjen e rendit të ri ekonomiko-shoqëror, fill pas fitores historike të Revolucionit popullor në Shqipëri, edhe metoda e re në letërsi e arte ishte ajo e Realizmit Socialist. Një rend i ri ekonomiko-shoqëror e social-politik më përparimtar se ai i mëparshmi, nuk mund të zhvillonet frymën e vet të re në letërsi e arte, me metodën a metodat e vjetra të sistemeve të plakura. Kjo do të ishte njëfarë besëprerje ndaj popullit, nga anaepushtetit të ri popullor që e mbështeti edhe me jetën e vet për fitoren e lirisë së vërtetë, për realizimine aspiratave e ëndrrave të parealizuara kurrë më parë në historinë e tij, për daljen nga botëplaka në hapësirat pa anë të botës së re plot dritë lirie.
Edhe kinematografia shqiptare si pjesë e kulturës e artit shpirtëror të popullit tonë, thellësisht e mbështetur në traditën kombëtare e në frymën popullore, lindi me një mision thellësisht njerëzor edukues më vlerat e moralit kombëtar, por edhe me ato vlera përarimtare të popujve të tjerë, krijuar në rrjedhat e tyre historike. Në se ai rendi socialist shquhej për frymën kombëtare në letërsi e në arte, për një ndërtim marrëdhëniesh ndërnjerëzore mbi baza të shëndosha morale universale; në se ai sistem vlerash do të shprehte e mbronte tharmin e shpirtit vleror të një kombi e, do ta ushqente atë vazhdimisht, përmes letërsisë dhe arteve të realsocializmit, për ta përsosur atë, në shërbim të një njeriu pa komplekse e, të një shoqërie solidare e të barabartë para të drejtave e detyrimeve; në se ai sistem, e ushqeu shpirtin, vetëdijen njerëzore kombëtare, me vlerat më të mira të gjithëpranuara edhe me këtë letërsi e me ato arte të kësaj rryme, përse u dashka kryqëzuar sot flimi shqiptar i realizmit socialist, nga ky sistemi i antivlerave, nga ky sistemi i shpërfytyrimeve morale e i degjenerimit moralo-njerëzor, që pjell, ushqen, rrit e mbështet krimin, që çdo ditë hap plagë të reja në shoqëri e, i rrëmon ato të vjetrat për të mos i lënë të mbyllen asnjëherë; në se metoda e re e realizmit socialist ushqeu mendjen e shpirtin e nje kombi për t’u çliruar nga prangat e mendësisë së vjetëruar, nga bestytnitë e kota e zakonet prapanike, për t’u emancipuar shpirtërisht e moralisht, përse u dashka etiketuar ajo si metoda që polli të gjitha pasojat e krimnajës së këtij sistemit që erdhi me rrugë antinjerëzore e, që e mban gjallë frymën e natyrën shtypëse e shfrytëzuese të shumicës njerëzore nga një pakicë njerëzish dallkaukë?!
Në se ai sistem njerëzor, me metodën e realizmit socialist, arriti të prodhonte në shërbim të shoqërisë së re, te çliruar nga terrnaja e mendësisë së vjetër, që fatkeqësisht ende mbahet gjallë, deri në 14 filma në vit, dhjetra mijëra tituj librash në të gjitha gjinitë letrare, po aq edhe vepra në pikturë, skulpturë, muzikë e në formimin e korifejve të skenës e të ekranit; në se ai sistem ndërtoi për popullin numrin më të madh të kinemave, teatrove, galerive të artit, ekspozitave, librarive, bibliotekave, përse u dashka parë si burimi nga vjen e keqja që po e pengon të ecë këtë sistemin e kalbur kapitalist, sot në vendin tonë? I them këtij sistemi, ‘i kalbur’, sepse në këtë system, njeriu nuk është më kapitali më i çmuar, që ka përparësi kundrejt çdo lloj malli apo kapitali tjetër në këtë botë, por ai sot në këtë kohë është një mall i rëndomtë, kur bën pjesë në turmë, që përdoret për t’u shfrytëzuar në shërbim të rritjes së të ardhurave për elitën njerëzore, pra, klasën çnjerëzore borgjezë, përmes shtypjes e shfrytëzimit barbar.
Çmenduria e këtij sistemi borgjez, këtu në Shqipëri, këto kohët e fundit vjen si një vijimësi e po kësaj sëmundjeje që burgosi këngët partizane, që mbylli galeritë e artit të real-socializmit; që i mbylli me dry e, i retushoi pavionet e muzeve të të gjitha kategorive në vend, pra ato që pasyronin Epokën e lavdishme të socializmit, me të gjitha epërsitë e tij mbi atë sistemin borgjez, pavione që vinin në spikamë të vetëdijes kombëtare me vërtetësinë e pakundërshtueshme jetën e luftën titanike të një populli të tërë në socializën, në dobi të shoqërisë e të atdheut; që hoqi nga skenat e atyre pak teatrove që shpëtuan nga histeria shkatërrimtare e kësaj kohe, të gjitha veprat dramatike e ato të humorit, që i përkisnin rrymës së socializmit real, që hoqi të gjitha librat me përmbajtje të shëndoshë, letrare e politike nga raftet e bibliotekave e të librarive anë e mbanë vendit. Është fakt i pamohueshëm së gjigandët e letrave artistike, ata të skenës, të ekranit, të penelit, të gdhendjes, të kompozimit, të interpretimit aristik, linden, u rriten e u bënë gjigandë të pakonkurueshëm në llojet e tyre, falë e brenda atij sistemi e me ushqimin e metodës së realsocializmit. Le të më kundërshtojë kush të dojë po mundi, por me fakte ama, jo me inate mjerane! Faktet janë kokëforta e ato flasin vet, më mirë se çdo lloj propagande.
Filmat, letërsinë dhe artin e metodës së realsocializmit nuk mund t’i burgosë mendja shterpë dhe e pushtuar nga errësira, mendja e mykur dhe e tejplakur. Filmi shqiptar i asaj rryme flet e luan vetëm shqip; ndikon e edukon vetën shqiptarisht; rron e do të rrojë sa të rrojë edhe kombi ynë, pasi ai, ato vlera madhore morale, artistike, filozofike, psikologjike e urtësie, kombëtare e botërore përparimtare, i ka bërë pjesë të madhështisë së shpirtit e të kulturës së vet.
Në se sot jeta e nje populli ushqehet nga papunësia, shterpësia vlerore, dembelleku, parazitizmi, individualizmi, shpirtvogëlsia, grindjet, përçarjet, hasmëritë, hakmarrjet e vëllavrasjet, nga vjedhjet, grabitjet, nga jeta me nuancat e filmave horror, ku sundon stresi, frika, terrori i të gjitha formave, pasiguria, krimi, korrupsioni i ngritur në sistem, trafikimi i qënieve njerëzore e i lëndëve narkotike, lakuriqësia, shthurja morale njerëzore shqiptare, shterimi e shterpëzimi i shpirtit njerëzor, smira e sëmurë, zvetnimi i ndjenjës së atdhedashurisë deri në vdekjen e saj, vrasja e ëndrrave dhe e shpresave për një jetë më të mirë në vendin ku kemi lindur, pra në Atdhe; në se sot ka varfëri në letërsinë e vërtetë, në artet e tjera; në se sot mungon kritika e arteve; në se sot urtësia sprovohet nga kamja në xhepin e dallkaukut, kriminelit, shumëfytyrëshit; në se sot jeta e një populli ushqehet, në fakt helmohet, nga ana kulturore me “vlerat” – plagë të shoqërive të huaja që s’kanë asnjë lidhje kulturore me ne, përmes mediave vizuale e të shkruara, atëherë, përse u dashka bërë për këto mëkate të këtij sistemi borgjez, “kurban”, filmi shqiptar i socializmit real?! Sot, me një shqetësim madhor, çdo njeri që i dhimbset shpirti i kombit të vet, duhet të ngrihet fuqishëm për t’i thënë : “NDAL” mënxyrës që vjen nga “letërsia” dhe “artet” tallava pa vlera, që prodhon makineria e ndryshkur e propogandës “artistike”, në fakt, shëmtuese, borgjeze.
Cili film i kësaj kohës së sotme borgjeze në Shqipërinë tonë, mund t’u qëndrojë përballë, madhështisë së filave të Kinostudios
Cili film i kësaj kohës së sotme borgjeze në Shqipërinë tonë, mund t’u qëndrojë përballë, madhështisë dhe malit të vlerënajës së filmave të asaj metode e rryme vlerëskalitëse, si: ‘Skenderbeu’, ‘Tana’, ‘Plagë të vjetra’; ‘Komisari i dritës’, ‘Duel i heshtur’. ‘Oshëtimë në bregdet’, ‘Ngadhënjim mbi vdekjen’, ‘Debatik’, ‘Vitet e para’, ‘Rrugë të bardha’, ‘Beni ecën vetë’, ‘Lulëkuqet mbi mure’, ‘Gjeneral Gramafoni’, ‘Fije që priten’, ‘Nëntori i dytë’, ‘Liri a vdekje’, ‘Fortuna’, ‘Familja e peshkatarit’, ‘Si gjithë të tjerët’, ‘Dora e ngrohtë’, ‘Kur po xhirohej një film’, ‘ Koncert në vitin ‘36’, ‘Shoku ynë, Tili’, ‘I teti në bronx’, ‘Udha e shkronjave’, ‘Tinguj lufte’, ‘Plumba Perandorit’, ‘Tomka dhe shokët e tij’, ‘Njeriu me top’, ‘Përrallë nga e kaluara’, ‘Guna përmbi tela’, ‘Në shtëpinë tonë’, ‘Dimri i fundit’, ‘Yjet e netëve të gjata’, ‘Besa e kuqe’, ’Rrethi i kujtesës’, ‘Kervati i Perandorit’,‘Përballimi’,‘Radiostacioni’, ‘Partizani i vogel Velo’, ‘Pylli i lirisë’, ‘Shembja e idhujve’, ‘Mësonjëtorja’, ‘Zonja nga qyteti’, ‘Një zonjë nga fshati’, ‘Kapedani’, ‘Besa e kuqe’, ‘Toka jonë’, ‘Mysafiri’, ‘Gëzhoja e vjetër’, ‘Ballë për ballë’, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, ‘Flutura në kabinën time’, ‘Në malet me borë ka jetë’, ‘Udhëtim në pranverë’, ‘Në fillim të verës’, ‘Dy herë mat’, ‘Era e ngrohtë e thellësive’, ‘Shtigje lufte’, ‘Çifti i lumtur’, “Liri, a vdekje’, ‘Mëngjeze lufte’, ‘Militanti’, ‘Taulanti kërkon një motër’, ‘Treni niset në shtatë pa pesë’, ‘Rrethimi i vogël’, ‘Stola në park’, e plot e plot të tjerë si këta?
Në gjininë e filmit dokumentar të kohës së socializmit, ka plot filma që pasqyruan me vërtetësinë më të madhe jetën e vrullshme të një populli të tërë, mbushur me frymën e re të lirisë dhe plot optimizëm, me një frymëmarrje të re, me besimin e palëkundur në të ardhmen e ndritur që vetë populli e projektonte dhe e ndërtonte, me krenarinë masive për të ardhmen e hareshme e të begatë dhe, gjithëpërfshirjen popullore në ndërtimin e Shqipërisë së re e të jetës së lumtur për popullin e dalë nga terri i historisë në dritën e vërtetë të një hapësire të re, shprehëse e ëndrrave e aspiratave shpirtërore të breza e brezave të ikur nga kjo botë pa i parë e prekur ato në realitetet që jetuan; solidaritetin njerëzor në përballimin e situatave të rënda shkaktuar nga fatkeqësi madhore, njerëzore, a natyrore.
Në se sot nuk punohet në Shqipëri e, se politikanët s’kanë se çfarë të përurojnë e, as filmi dokumentar nuk prodhohet më, për këtë nuk ka faj Epoka Enverjane e punës, heroizmit, lavdisë e krenarisë kombëtare. Shterpësia e kësaj kohës borgjeze nuk mund të vrasë kohën pjellore vlerëmadhe të artit shqiptar të realizmit socialist.
Kjo koha e sotme, po, po, ka “prodhuar” nga një film në ditë, por nga ata horror, “filma” këta që pasqyrojnë vrasjet mafioze që ndodhin në vend kudo, në pothuajëse në çdo ditë viti; filma për terrorin e frikën nga kriminelët; filma për vdekjet nga aksidentet rrugore, vetëvrasjet për shkaqe ekonomike, vetëdjegiet demonstrative të njerëzve grevistë, bile me pikëpamjet e pushtetit borgjez, në sheshe publike; filma për vetëgjyqësinë, në mungesë të drejtësisë; filma për korrupsionin, djegiet e grabitjet e pasurisë kombëtarë nga mafiozët e mbështetur nga politika; filma për shitjen e teritorit kombëtar; filma për dhënien e pasurive kombëtare strategjike të huajëve, pa marrë asgjë për shtetin e popullin, falë atyre pazarlleqe mofiozo-kriminale midis palëve të krimit; filma për mbirjen e këpurdhave “Universitete” që prodhuan analfabetë funksional e diploma pa vlerë. A thua se edhe për të gjitha këto i paska fajet filmi shqiptar i realizmit socialist?! Turp! Turp njëmijë herë, turp, për inicuesit e një mendimi kaq infantil e mjeran.
Ngrihuni, o mjeranë politikë, mbi mjerimin tuaj dhe pohoni fuqishëm, po u pati mbetur pikë force njerëzore atë realitet të vlerave dhe arritjeve të pakrahasueshme: – PO! Arti e kultura jonë kombëtare krenohet me vlerat që prodhoi në këtë rrafsh Epoka Enverjane e Socializmit! Ja, kështu bëjnë burrat e vërtetë, po ku t’i gjëjmë të tillët, në radhët tuaja, tmerrësisht të varfëuara nga këso lloj vlerash?!
Ju çibanë helmues të kësaj kohë, duhet ta dini besoj, se filmat shqiptarë të realizmit socialist janë filmat më të shitur e më të shikuar nga kombi më i madh i Globit tokësor, dhe njëri nga kombet që i ka dhënë aq shumë kulturës njerëzore botërore, që nga lashtësia e tij e deri në ditët e sotme, siç është populli kulturë lashtë kinez.
E di se nuk e keni kapacitetin mendor, por as vullnetin njerëzor që ta përktheni në shqip këtë fakt shumë domethënës.
Dridhuni borgjezë nga madhështia dhë pavdekësia e filmave shqiptar të Realizmit Socialist! Ata janë të gjallë sot, do të rrojnë sa të rrojë kombi, prandaj e keni të kotë që lehni kundër tyre. Lehjet tuaja, o servilë të kësaj borgjezie, nuk mund të trembin filmin vlerëmadh shqiptar të socializmit real! Ju lehni, se keni të drejtë që iu trembeni atyre, por ata filma nuk e njohin kurrë tutën, sepse janë krijuar në kohën e heroizmit e të lavdisë, në epokën e madhështisë e të krenarisë, në ditët e vitet e dinjitetit kombëtar e të qendrestarisë së pathyeshme përballë gjithë reaksionit të brendshëm e të jashtëm në unison, përballë kohës së regresit e antishqiptarisë!
Përballë lehjeve tuaja veçse zhurmuese, përballë kriminelo-kapitalizmit, o mjeranë, arti e letërsia shqiptare e realsocializmit, pra edhe filmi shqiptar i realizmit socialist, jo vetëm që nuk vdesin, por për inatin tuaj e falë vlerave me të cilat janë krijuar, jo vetëm se do të rrojnë përjetësisht, por do të jenë ushtarë heroikë në frontin e dritërimit të mendjes njerëzore, jo vetëm në Shqipëri.
Lavdi frymëzueses së atij arti të pavdekshëm, Epokën driturës Enverjane! Mirënjohje e përjetshme të gjithë atyre skenaristëve, kompozitorëve, aktorëve e regjisorëve që na i dhuruan këta filma kryevlera me të cilët do të mburret çdo shqiptar i vërtetë, sot e, ne shekujt që do të vijnë!
Tiranë, 20. 9. 2022