Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar dje se në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në Luginë për mbrojtjen e avancimin e të drejtave të tyre, do ta themelojë Zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Lidhur me këtë paralajmërim ka reaguar ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, i cili thotë se më 28 shtator 2020 Qeveria e Kosovës, e cila drejtohej në atë kohë nga Avdullah Hoti ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj zyre. Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta. Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë”. “Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi më 13 janar 2021 qeveria Hoti ka miratuar edhe planin e punës për këtë Zyre, ku janë përcaktuar dhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara”, ka shkruar Selmanaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …