leoni

Rusia ka paralajmëruar Referendum në viset e pushtuara të Ukrainës

Rusia ka paralajmëruar Referendum në viset e pushtuara të Ukrainës

Këshilli Popullor në Republikën Popullore të vetëshpallur të Donetskut, ka rënë dakord të mbajë një “referendum për hyrjen në  Federatën Ruse duke filluar nga fundi i kësaj jave. Pas këtij paralajmërimi, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Referendumet e rrejshme nuk kanë kurrfarë legjitimiteti dhe nuk ndryshojnë natyrën e luftës agresive të Rusisë në Ukrainë. Është eskalim i ri i luftës së Putinit. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta dënojë këtë shkelje të drejtës ndërkombëtare, dhe të forcojë mbështetjen për Ukrainën”, ka shkruar, Stoltenberg. Lidhur me këto paralajmërime të separatistëve pro-rusë se do t’i bashkohen rajonet e okupuara Rusisë, ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Vladimir  Zelensky. Ai theksoi se pavarësisht kërcënimeve nga separatistët pro-rusë, rrjedha e luftës dhe qëllimi i kombit të tij nuk do të ndryshojë – pra çlirimi i tërë territorit të Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …