Kuvendi i Shqipërisë

Qytetarët në Shqipëri më shumë iu besojnë institucioneve të vendit sesa atyre të huaja, sikur u besonin më parë

Sipas sondazhit të opinionit publik “Besimi në Qeverisje 2021”, përqindja e shqiptarëve që shfaqën besim te Bashkimi Europian pësoi rënie në 71% nga 75% që ishte një vit më parë, besimi tek Organizata e Kombeve të Bashkuara pësoi rënie në 71% dhe besimi në NATO pësoi rënie në 73%, nga 76% një vit më parë. Tendenca në rënie e besimit tek institucionet ndërkombëtare përkon me një periudhë kur kryeministri i vendit ka shfaqur tone gjithnjë e më kritike ndaj partnerëve të huaj dhe sidomos BE-së, sidomos në lidhje me pengesat dhe vonesat në procesin e integrimit europian. Ndërkohë, qeveria shqiptare ka shfaqur edhe nisma të tjerë që reflektojnë një frymë sovraniteti përkundrejt spekticizmit të partnerëve europianë, si, për shembull, nisma e Ballkanit të Hapur apo ajo e amnistisë fiskale. Institucionet vendase vazhdojnë të kenë një shkallë të ulët besimi, por niveli i besimit tek to u shfaq në rritje vitin e kaluar. Kështu, besimi tek qeveria qendrore u rrit nga 36% në 45% e të anketuarve, besimi tek qeveria vendore u rrit nga 42% në 44% dhe besimi te parlamenti u rrit nga 24% në 33%, ndërsa besimi te Presidenti ngeli i pandryshuar në nivelin 24%. Rritje u shënua madje edhe tek institucione që historikisht kanë gëzuar një shkallë të ulët të besimit të publikut, si prokur0ria dhe gjykatat (nga 24% në 28%) dhe partitë politike (nga 20% në 26%). (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …