Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se nuk do të zhvillojë takime me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pa praninë e mediave, pasi Kurti nuk u tregua serioz për të gjetur një zgjidhje. Asnjë takim më nuk do ta bëjmë me qeverinë pa qenë të pranishme mediet, sepse këtë takimin e vetëm dhe të fundit që e kishim, kryeministri në vend që të angazhohet seriozisht dhe t’i çajmë hallet bashkë. Ai doli me ironi dhe sarkazëm dhe humor të keq u ndalë tek fjala vëllezër. Tani e tutje do të kemi takime vetëm kur të jenë mediat, dhe do të shihet se cilat palë janë të angazhuar, e cila po bënë humor e satirë me këtë situatë”, ka thënë Jasharaj. Këshilli Grevist sot hodhi poshtë një draft-marrëveshje të propozuar nga Avokati i Popullit, për ta ndërprerë grevën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …