Një numër i shkollave në komunat e Kosovës kanë vendosur të ndërpresin grevën, duke mos respektuar thirrjen e SBASHK-ut për vazhdimin e saj. Aktualisht mësimi është duke u zhvilluar në 14 komuna të Kosovës, ku në disa shkolla mësimi po zhvillohet pjesërisht e në disa të tjera është duke u zhvilluar procesi i plotë mësimor. Sipas MASHTI-t, në kryeqytet mësimi është duke u zhvilluar në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, po ashtu në Qendrën Burimore “Përparimi”. Ndërkaq, në shkollat “Faik Konica”, “Xhavit Ahmeti”, “Ismail Qemali”, “Andon Z. Çajupi”, dhe “Dituria”, mësimi është duke u zhvilluar pjesërisht. Në Gjakovë mësimi është duke u zhvilluar në këto shkolla: Në Besianë përveç dy shkollave, në të gjitha shkollat tjera është duke u zhvilluar procesi edukativo-arsimor por jo me kapacitete të plota. SBASHK-u ka paraqitur një raport ku thuhet se vetëm rreth 2 për qind e shkollave në Kosovë nuk po i përmbahen grevës dhe kanë filluar mësimin.