Memli Krasniqi, me bashkëpunëtorë bënë homazhe në Memorialin e dëshmorëve të UÇK-së në Fortesë, ish-Gllanasellë të Drenasit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Memorialin e dëshmorëve të UÇK-së në Gllanasellë, në  24-vjetorin e rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit. Në një postim të tij Memli Krasniqi është shprehur se akti sublim i heroizmit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit do të përcillet ndër breza si shembull i sakrificës për liri. Akti sublim i Fehmiut dhe Xhevës do të përcillet ndër breza, si shembull se dashuria për atdhe dhe sakrifica për çlirimin e Kosovës është fati që përcjell çdo atdhetar. Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet Behxhet  Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci, ka shkruar, Memli Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …