Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm ka protestuar para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, lidhur me keqpërdorimet në këtë ministri. Organizatorët e kësaj proteste kanë parashtruar një varg kërkesash drejtuar MPJD-së duke apeluar që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm. Protestuesit kërkojnë që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm. Të ndërpritet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës Agron Malokut, dhe kthimi i tij në MPJD, Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja mbi riorganizimin dhe sistematizimin në Ministrisë. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore. Të vendosen në pozita udhëheqëse të sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës, të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtëligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtron detyrën e zëvendës-sekretarit me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesëmarrës në paligjshmëri: Ragip Zejnullahu dhe të ndërmerren masat disciplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …