leoni

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, konsideron se kryeministri, Albin Kurti, është fajtori kryesor për grevën në arsim

Deputeti i Partisë Demokratike Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është fajtori kryesor për grevën në arsim. Ai në foltoren e Kuvendit ka thënë se nuk mund ta kuptojë Kurtin për krijimin e krizës në arsim. Sot nuk mund ta kuptojë egon dhe personalitetin e kryeministrit për të krijuar këtë situatë krizë me arsimin. Po kush duhet të përgjigjet për këtë punë para kryeministrit dhe qeverisë? Sinqerisht edhe në rrethana lufte kemi pasur një përgatitje më të mirë në arsim dhe një dinjitet të mësimdhënësve. Unë e kam përjetuar shkollën edhe në tenda në grykën e Kizharekës, por kështu me këtë nënçmim, me këtë përbuzje, me këtë mospërfillje dhe me këtë mungesë dinjiteti  ndaj punëtorëve të arsimit të shkollës shqipe nuk kam parë edhe pse i kam mbi 45 vjet përvojë pune në arsim. Pajtohemi, Që  e ke vendosur një masë të veçantë – jashtëzakonshme në shëndetësi, pas pandemisë, vendose edhe në arsim dhe merri të gjitha kompetencat dhe kthe  nxënësit në shkollë. Mos dil këtu të vajtosh për sindikatat duke e bërë personalitet  të pakontestueshëm ose të kontestueshëm  një sindikalisti,  i cili ka të drejtat e veta legjitime”, ka thënë Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …