Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është irrituar dhe pezmatuar aq shumë pse Rrahman Jasharaj i ka thënë, vëlla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit duke folur për grevën në arsim, përmendi sërish shprehjen “vëlla” me të cilën iu kishte drejtuar pa të keq por me qëllim mirëkuptimi  kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.  Para deputetëve, Kurti ka thënë se është irrituar nga shprehje, pasi ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër. “Unë i kam dy vëllezër, por asnjëri prej tyre nuk ka ardhur asnjëherë në qeveri. Unë besoj se vëllezërit janë për të shpija, sepse  ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër. Natyrisht, irritohem kur dikush vjen në qeveri dhe më thotë vëlla”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës. Jo vetëm ndër shqiptarë por kudo në gjuhët e popujve  të botës përdoret fjala vëlla edhe për shokun apo mikun, por Albin duket se është fyer rënë pse i thotë vëlla një mësimdhënës, si Rrahman Jasharaj, po t i kishte thënë vëlla, Bekim Jashari, me siguri se Kurti nuk do të kishte reaguar, por do ta kishte marrë si një kompliment të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …