Kryetari Haliti priti në takim drejtorin për Investime Strategjike, Nazmi Osmanaj

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot ka pritur në takim drejtorin e Departamentit për Investime Strategjike nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Nazmi Osmanaj. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti bashkë me përfaqësuesit e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve (ZIMB) në Viti, e kanë njoftuar z.Osmanaj për investimet e deritanishme në komunën e Vitisë, me ç’rast kanë kërkuar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës që të mbështeten bizneset që operojnë në këtë komunë e që janë shumë të suksesshme edhe me eksport jashtë vendit. Kryetari Haliti më tutje ka shtuar se çdo investim që bëhet në Viti, është i mirëpritur qoftë investim i huaj apo vendorë, sepse do të përmirësoj kushtet për zhvillimin e bizneseve, ngritjen e standardit të jetës si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …