Kryetari Nura ka pritur në takim zëvendësministrin e MMPHI-së, Hysen Durmishi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura së bashku me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit Driton Mulaj, kanë pritur sot zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka vizituar punimet e realizimit të projektit për zgjerimin e rrugës Komoran – Klinë e Epërme. Punimet e këtij projekti rifilluan pas një periudhe prej më shumë se 4 viteve, ku ka pas bllokim të procesit të shpronësimit gjë që ka çuar në pengesa të realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për komunën e Skenderajt. Problemet pronësore u zgjodhën para pak ditëve, ndërkohë që Qeverisja Nura në kuadër të planeve dhe programit qeverisës, i ka dhënë prioritet përfundimit të zgjerimit të rrugës me katër korsi Komoran – Klinë e Epërme.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …