Agjencia turke e lajmeve Abadolu, shkruan se kryetari i Tuqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u tha gazetarëve se shkëmbimi i të burgosurve nën ndërmjetësimin e Turqisë ishte një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të luftës midis dy vendeve. Ai tha se përpjekjet për të vendosur paqen midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë. Erdogan falënderoi gjithashtu kryetarin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Vladimir Zelensky, duke u shprehur falënderime për të gjithë miqtë që kanë dhenë kontribut në këtë proces. Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, përshëndeti shkëmbimin duke saktësuar se y shkëmbim, i cili u zhvillua si rezultat i trafikut intensiv diplomatik të Presidentit tonë, është një nga rezultatet më të rëndësishme të diplomacisë së paqes të ndjekur nga vendi ynë. Turqia gjithmonë favorizon paqen”.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …