Fatmir Mediu

Gjykimi kundër Fatmir Mediut në SPAK, në pritje të një letër-porosie të dërguar në Amerikë ku kërkohet dëshmia e E. Diverolit

Gjykimi ndaj Fatmir Mediut në Gjykatën e Posaçme për çështjen Gërdeci ka mbetur në pritje të një letër-porosie të dërguar në SHBA nga SPAK, ku kërkohet dëshmia e Efraim Diverolit. Hetuesit shqiptarë kanë kërkuar që ai të pyetet në lidhje me kontratën që kishte me Ministrinë Shqiptare të Mbrojtjes për blerjen e fishekëve, të cilët më pas i ripaketonte për të fshehur origjinën e tyre kineze. Edhe pse Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të heqe pengesën për të gjykuar ish Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen Gërdeci, SPAK ende nuk e ka dërguar dosjen për shqyrtim. Mësohet se prokuroria e Posaçme është duke pritur letër-porosinë e dërguar në SHBA ku ka kërkuar marrjen në pyetje të Efraim Diverolit një emër ky i përmendur për kontratën me Ministrinë e shqiptare të Mbrojtjes. SPAK duket se ka vendosur të mos e dërgojë në gjykatë dosjen ndaj ish-ministrit pa dëshminë dhe materialet e ardhura nga SHBA. Licenca e Diverolit dhe firmës së tij AYE u bllokua vetëm pak ditë pas skandalit të Gërdecit në Shqipëri dhe shkrimit të botuar në “Nju Jork Tajms” në lidhje me këtë çështje. Ai kishte shënuar në dokumente se municionet e kallashnikovit ishin prodhim hungarez i viteve 1965-1975, por në fakt ato ishin prodhim kinez. Fishekët ishin blerë në Shqipëri në bazë të disa kontratave me firmën.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …