leoni

Rama thotë se nuk do të këtë Shengen shqiptar pa Shengenin ballkanik, kurse Kurti dëshiron makro Shengenin shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli për marrëdhëniet vëllazërore me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë televizive nga New Yorku,  foli për marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës. Ai deklaroi se me kryeministrin,  Kurti,  janë absolutisht në një mendje që Serbia jo vetëm duhet ta njohë Kosovën, por edhe duhet t’i kërkojë falje. Edi Rama në intervistën e tij foli veçmas  për marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha me këtë rast se  kemi realisht një komunikim shumë të ëmbël, shumë miqësor. Komunikim i ëmbël do të thotë se flasim jashtëzakonisht shumë për tema të ndryshme, përballim opinione lidhur me filozofitë jo të njëjta politike. Komunikimi është vëllazëror, miqësor. Është ashtu si duhet të jetë, një raport shumë civil dhe miqësor. Nuk jemi të detyruar të biem dakord për të gjitha. Nuk jemi dakord për qasjen ndaj Serbisë, për mënyrën se si duhet të shkojmë te njohja dhe kërkimi i faljes, nuk jemi dakord për ‘Ballkanin e hapur’, por këto nuk na pengojnë të jemi dakord për shumëçka tjetër, ka saktësuar, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …