leoni

Deputjetja e LDK-së

Hykmete Bajrami: Qeveria nuk e ka brengën e qindra mijërave nxënësve por të cilës parti qenkan krye-sindikalistët

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se qeveria nuk e ka brengën e qindra mijërave nxënësve që kanë mbetur pa shkuar në shkollë, por të cilës parti janë kryesindikalistët. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nisur sot raportimin e tij në Komisionin për Arsim me sulm të menjëhershëm ndaj sindikalistit Ymer Ymeri, duke thënë se ai ka lidhje me një parti. Atë e ka ndalur anëtarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj, e cila ka thënë se Murati është ftuar të flasë rreth implikimeve buxhetore në këtë ngërç dhe e ftoi të mos fus në debat tema për të cilat s’është i thirrur. Ajo ka shkruar se  halli i qeverisë është se kush me cilën parti është dhe jo zgjidhja e krizës që po lë fëmijët pa shkuar në shkollë. “ 318 mijë nxënës  po hynë në javën e katërt jashtë bankave shkollore, ministri pyet përfaqësuesin e SBAShK-ut:  ‘me cilën parti je i afërt’. Shikoni  me çka merret qeveria. d.m.th. nuk e ka brengën e 318 mijë nxënësve  por e ka brengën se me cilën parti është Rrahman Jasharaj e me cilën Ymer Ymeri, ka shkruar zonja, Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …