Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar për zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, që do të mbahen të dielën, ku do të votohet për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie. Kurti ka shkruar me këtë rast se 25 shtatori është ditë e demokracisë në këtë parti. “25 shtatori i kësaj të diele është ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Zgjedhje të brendshme për struktura të reja. Në 43 Qendra të Lëvizjes mbahet procesi zgjedhor për Kryetar të Vetëvendosjes -së, Kryetare të gruan dhe Kryetar të Rinisë Ndërkaq, në 26 Qendra mbahen zgjedhje edhe për të njëjtat organe në nivelin e dytë, atë të Qendrave tona në Kosovë. Votojmë dhe vendosim për udhëheqje të mira, për fuqi organizative e Lëvizje të gjerë, për të ardhmen e VETËVENDOSJE!-s e të Republikës sonë”, ka shkruar Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …