Komuna e Vitisë vazhdon me realizimin e projekteve të mëdha

Sot ka filluar rivitalizimi i rrugës nga ura e Binçës në Kabash, ku për së afërmi fillimin e punimeve e ka përcjellur kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, e ku u prit nga qytetarët e këtyre dy lokaliteteve. Kryetari Haliti u shpreh se rivitalizimi i kësaj rruge është edhe një projekt tjetër madhor pas rrugës Viti – Sllatinë, ku dje kanë filluar punimet për asfaltim. Ai tha se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë për banorët e këtyre lokaliteteve dhe se edhe më tej komuna e Vitisë do të vazhdojë me asfaltimin dhe rivitalizimin e rrugëve nëpër fshatrat tjera. Përndryshe kjo është faza e dytë e punimeve dhe segmenti i katërt i ndërtimit të rrugës Viti- Korbliq-Kaçanik.

Mund të jetë një imazh i 16 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …