Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guiju, disa ditë më parë ka marrë vendim, për t ia vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit, i cili po akuzohet për krime lufte. Gjyqtari në arsyetimin e tij ka deklaruar se vazhdon të ekzistojë rreziku që nëse lirohet nga paraburgimi, Jakup Krasniqi do të arratiset, ose do të pengojë procedurat, madje shkon aq larg sa saktëson se ai mund të kryejë krime të tjera, duke lënë të kuptohet se ai paska kryer krime, dhe pse si gjykatës e di fare mirë se Jakup Krasniqi si të gjithë të tjerët është vetëm i pandehur, madje në fazën kur ende nuk ka filluar as gjykimi, edhe pse po bëhen gati dy vite nga dita e arrestimit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …