Në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme. Pas kësaj marrëveshje ka reaguar analisti i mirënjohur amerikan, dhe njohës i politikave në Ballkan, Janusz Bugajski, i cili duke folur për rast theksoi se është koha për të sanksionuar Serbinë pasi Beograd mbështet kriminelët e luftës në Kremlin. Ai iu ka drejtuar edhe shteteve të Bashkimit Evropian duke i pyetur pse duhet të përfitojë Serbia nga çdo fond apo investim i tatimpaguesve të BE-së. Është koha për ta sanksionuar Serbinë. Beogradi mbështet kriminelët e luftës në Kremlin, shkruan Bugajski.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …