leoni

Dritan Abazoviq: Bashkëpunimi i Malit të Zi me Serbinë dhe kryetarin, Vuçiq kurrë nuk ka qenë më i mirë

Kryeministri i shkarkuar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar se bashkëpunimi i vendit të tij  me Serbinë dhe kryetarin, Aleksandër Vuçiq nuk ka qenë kurrë më i mirë, por ka vend për përmirësim. “Ne po shkojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ne nuk kemi pritur, kam shkuar në një vizitë zyrtare në Beograd menjëherë pas formimit të qeverisë, u shpreh Abazoviq. Ai tha se Mali i Zi duhet të emërojë një ambasador në Beograd sa më shpejt të jetë e mundur. Ndjej se gjithçka po shkon në drejtimin e duhur. Komunikimi ynë është shumë miqësor dhe korrekt dhe mendoj se do të reflektohet në qeverinë e re të Serbisë. Abazoviq tha gjithashtu se Mali i Zi duhet të bëhet  pjesë e Ballkanit të Hapur.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …