Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka deklaruar se sipas normave ndërkombëtare, Serbia nuk mund të pranojë rezultatet e referendumeve në rajonet ukrainase, Donetsk dhe Lugansk, duke lënë të nën kuptohet rasti i Kosovës. Do të ishte në kundërshtim të plotë me interesat tona kombëtare dhe shtetërore, sepse ne kërkojmë të ruajmë sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo shteti. I pyetur për bashkëpunimin me Rusinë që u nënshkrua në Kombet e Bashkuara, Selakoviq tha se bëhet fjalë për çështje teknike, që përsëriten nga viti 1996. Të sulmosh planin tonë për bashkëpunim nuk është asgjë tjetër veç një arsye më tepër, për të na sulmuar. Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë si rezultat i pushtimit rus në Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …