Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një pjesë nga fjala e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, derisa kishte folur për luftën çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Evropës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dik Marty. Rama thekson se, Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Në vitin 2011 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi një raport të përpiluar nga një parlamentar i zellshëm me emrin Dik Marty, e ku akuzohej UÇK për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve. Z. Marty duhet të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Europës.
Raporti i tij ishte tronditës, e jo vetëm shumë asokohe, i besuan, por u shndërrua në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara të gjykatës për Kosovën. U bë një prej rasteve më të këqija të realitetit të shtrembëruar, lloji i manifestit për propagandë mbarëbotërore kundër pavarësisë së Kosovës”. Rama tha se, “çdo përpjekje hetimore gjatë këtyre 11 viteve të gjata për t’i vërtetuar këto akuza, por më kot, asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë apo diku tjetër që kishte të bënte me trafikimin e dyshuar të organeve. E megjithatë dhomat e specializuara për Kosovën që u ngritën mbi këtë raport, ndërkohë që flasim kanë arrestuar pa padi kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, ka shkruar mes tjerash, Edi Rama.