Kryetarja e ekstremit të djathtë, me origjinë fashiste, Gjorgjia Meloni, shpalli fitoren në zgjedhjet e fundit, në Itali

Kryetarja e ekstremit të djathtë, me origjinë fashiste, Gjorgjia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e fundit, në Itali dhe pritet të bëhet kryeministrja e parë grua e këtij shteti. Ajo  pritet të formojë një qeveri djathtiste, me prirjet më ekstreme që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Kjo pritet të ngrejë alarmin në pjesën më të madhe të Evropës, pasi Italia është ekonomia e tretë më e madhe në Bashkimin Evropian. Megjithatë, pas votimeve, Meloni tha se partia e saj, “Vëllezërit e Italisë, do të “qeverisë për të gjithë” dhe nuk do të tradhtojë besimin e popullit. “Italianët kanë dërguar mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë”, tha ajo për gazetarët në Romë, duke mbajtur një pano ku shkruante: “Faleminderit Itali”. Vendimi se kush do të bëhet kryetar  i ri i Italisë është në duart e kryetarit aktual, Sergjo Mattarella, dhe ky proces do të marrë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …