Lista Serbe pretendon që FSK-ja ka kryer stërvitje në veri pa lejen e katër kryetarëve të komunave serbe, kështu sipas tyre kanë shkelur edhe marrëveshjen me NATO-n. Lista Serbe është ankuar se kryetarët e katër komunave nga veriu i Kosovës nuk kanë aprovuar hyrjen e pjesëtarëve të FSK-së në territorin e komunës së Zubin Potokut, gjë që sipas tyre ka shkelur marrëveshjen e garantuar nga NATO-ja, duke kërkuar reagim të prerë nga komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari Inkursioni i paligjshëm i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në territorin e komunës së Zubin Potokut është shkelje e rëndë e marrëveshjes së vitit 2013, e garantuar nga NATO-ja, e cila garanton se asnjë formacion i armatosur i Prishtinës nuk mund të pushtojë komunat serbe në veri pa miratimin e kryetarëve të këtyre komunave dhe komandantit të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe. Lista Serbe shkuarjen e FSK-së në veri e ka quajtur si “provokim dhe shkelje brutale të marrëveshjes që rrezikon paqen në ato zona”.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …