Kryetarja e Gjykatës Speciale në baza etnike dhe raciste, Ekaterina Trandafilova, ishte në vizitë në Kosovë. Për shkak të protestës së paralajmëruar nga PSD-së, e anuloi vizitën fizike në Gjilan për të bashkëbiseduar përmes rrjeteve sociale, siç deklaroi ajo, me shoqërinë civile dhe qytetarët dhe për t’i njoftuar me punën që e bënë Gjykata Speciale, kryetare e së cilës është. Më pastaj, në kushte gjysmë-ilegale vizitoi MD-në sikur që u takua në njërin nga hotelet e Prishtinës me studentë apo anëtarë të shoqërisë civile dhe, me gjasë, sipas burimeve të pakonfirmuara edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Gjykata Speciale dhe kryetarja e saj thirren se janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës vetëm kur duan të krijojnë alibi për shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut në ndërkohë që nuk i japin llogaridhënie asnjë institucioni në Kosovë, qoftë Kuvendit të Kosovës ku dhunshëm ishte votuar për themelimin e kësaj gjykate e lëre më Ministrinë e Drejtësisë që nuk e bëjnë hesap fare përveç nëse duan ndonjë informatë që është në kundërshtim me interesat e Kosovës apo faturimi i shpenzimeve për viktimat, jo sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë, por sipas standardeve të kësaj gjykate.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …