Është mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e KPF-së në Deçan

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Mbledhja u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z.Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e këtij komiteti, drejtori i Administratës, z.Jashar Dobraj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Dafina Cacaj e zyrtarë të tjerë.

Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i projekt-buxhetit për vitet 2023-2025;

  3. Shqyrtimi i Rregullores së Tatimit në Pronë për vitin 2023 dhe vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2023;

  4. Shqyrtimi i Model-Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane;

  5. Shqyrtimi i Model-Rregullores për Transportin Publik në territorin e Komunës së Deçanit;

  6. Shqyrtimi i raportit 6-mujor i kryetarit të Komunës;

  7. Rishqyrtimi i vendimeve me rekomandim të MAPL-së (rishqyrtim I vendimit të datës 30.06.2022 për emërim të rrugëve, rishqyrtim i vendimit të datës 30.05.2022 për caktimin e lokacionit me destinim për varrezat e lagjes Nuraj, të fshatit Strellc i Ulët);

  8. Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes ‘’Higjiena’’ për shumën prej 80.000 euro, të ndarë me vendim të Kuvendit të datës 28.02.2022;

  9. Shqyrtimi i propozim-vendimit të kryetarit të Komunës për themelimin e çmimit ‘’Mirënjohje e Qytetit’’;

  10. Trajtimi i qenve endacak;

  11. Të ndryshme.

Për këto pika u votua që të kalojnë në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës që do të mbahet me datë 28.09.2022.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …