Kryeministri i vendit, Isa Mustafa u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nismës ‘Ta pastrojmë Kosovën’. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se qytetetarët është mirë që këtë aksion ta ndërmarrin gjatë tërë vitit për të mbajtur mjedisin e pastër. “Ftoj qytetarët që t’i bashkohen këtij aksioni, por edhe që gjatë çdo dite të vitit të japim së bashku kontributin tonë për të pastruar ambientin e jetës”, ka shkruar Mustafa. Ai ka shtuar se duke e mbajtur mjedisin e pastër, krijojmë kushte për jetë më të mirë për fëmijët tanë, rrisim kualitetin e jetës së njerëzve dhe krijojmë imazh më të mirë për vendin.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …