leoni

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi në mes të USAID Kosovo dhe komunës së Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi priti në takim zyrtarë nga USAID, në krye me drejtoreshën Jennifer Ober me ç’rast nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në mes të Tetra Tech ARD, Inc. – Zbatuesi i Aktivitetit të USAID Kosovo Qeverisja e Pronës dhe Komunës së Rahovecit në lidhje me Zbatimin e përbashkët të Aktivitetit Qeverisja e Pronës. Aktiviteti i USAID Kosovo Qeverisja e Pronës është një aktivitet pesëvjeçar që synon të përmirësojë sistemin e të drejtave pronësore në Kosovë për të reduktuar  korrupsionin, rritur fuqizimin e grave dhe përmirësuar të drejtat formale të pronës dhe investimet në pronën e paluajtshme. Aktiviteti, në partneritet me shoqërinë civile, sektorin privat dhe akterë të tjerë do të avancojnë zhvillimin ekonomik dhe demokratik në Kosovë. Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit (MM) është formalizimi i bashkëpunimit në mes të Tetra Tech ARD, Inc., kontraktori që zbaton Aktivitetin Qeverisja e Pronës në Kosovë të financuar nga USAID Kosovo, dhe Komunës së Rahovecit. Duke i koordinuar ngushtë përpjekjet e Aktivitetit dhe në kuadër të këtij MM, të dyja palët synojnë t’i shfrytëzojnë resurset e tyre përkatëse për të arritur rezultate të cilat nuk do të mund të arriheshin nga secili në formë individuale. Aktiviteti dhe Komuna janë të përkushtuar ndaj parimeve të qeverisjes së mirë: sundimi i ligjit, transparenca, llogaridhënia, efiçienca, efektshmëria, përgjegjshmëria, përfshirja dhe pjesëmarrja e qytetarëve. Andaj, Pjesëmarrësit e kanë nënshkruar këtë MM që të përcaktojnë veprimet e tyre të propozuara në lidhje me mbështetjen e tyre për këtë qëllim. Komuna e Rahovecit mbetet e hapur për bashkëpunime të tilla të cilat forcojnë të drejtat pronësore duke përmirësuar proceset e zyrave kadastrale komunale dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …