Edhe në Lagjen III të qytetit të Skenderajt ka nisur realizimi i projektit kapital i asfaltimit të rrugëve, në kuadër të kompletimit të infrastrukturës rrugore brenda zonës urbane dhe në fshatra. Me këtë rast, nënkryetari i Komunës, Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit Driton Mulaj, të shoqëruar edhe nga anëtari i Kuvendit Komunal, Lutfi Aliu, kanë vizituar punimet që po zhvillohen në kuadër të këtij projektit. Realizimi i këtij projekti është mirëpritur nga qytetarët e lagjes në fjalë, i cili ka për qëllim të përmirësojë kushtet e jetesës dhe infrastrukturën ekzistuese.