Isa Mustafa

Isa Mustafa: Qeveria edhe sikur të mos kishte para të mjaftueshme do të duhej të huazonte, në mënyrë që të fillojë mësimi

Ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se gjendja në arsim, me mosgatishmërinë e Qeverisë për të gjetur zgjidhje për pagat e mësimdhënësve flet më së miri për nivelin e degradimit jo vetëm qeverisës e institucional por edhe të degradimit shoqëror të vendit tonë. Të mbahen peng e tekeve të Qeverise dhe të shumicës së Kuvendit dhe të Presidencës së kapur nga Kurti mbi 300 mijë nxënës – fëmijë tanë e të mos ketë asnjë reflektim dhe asnjë reagim të mirëfilltë flet se këtij populli i pëlqen qeveria që e dhunon, që e gënjen dhe që e manipulon. Flet se shoqëria civile është kastruar nga Vetëvendosja as tenxheret nuk po i rrahë, kurse opozita po e trajton këtë problem sa për sy e faqe”, tha Isa Mustafa.  Qeveria edhe sikur të mos kishte para të mjaftueshme do të duhej të huazonte, në mënyrë që të fillojë mësimi. Jo se qeveria ka mjaftë para, edhe si rezultat i inflacionit shumë të lartë, për t’iu përgjigjur kërkesave të mësimdhënësve por edhe sikur të mos kishte do duhej të huazonte për të filluar mësimin, tha Isa Mustafa

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …