Shkelzen

Maliqi: Patriot është ai që i falë toka Malit të Zi dhe Serbisë, për hir të përbashkësisë…

Shkëlzen Maliqi, i biri i kryedbashit të Kosovës, kriminelit të luftës, Mehmet Maliqi-Cikuli, këshilltar aktual politik i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar ashpër deputetët e opozitës dhe të gjithë ata që po kundërshtojnë ratifikimin në Kuvend të demarkacionit me Malin e Zi. Ata që po angazhohen për një ndarje të re dhe të arsyeshme të kufirit me Malin e Zi, ai i ka quajtur demagogë patriotikë. Kundërshtimin e fuqishëm madje edhe me protesta e demonstrata të përgjakshme të opozitës, e ka vlerësuar si injorancë politike. Këto veprime për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit Maliqi i trajton si inat të opozitës kundër tërë botës dhe kjo sipas tij nuk është mençuri e as sjellje patriotike. Sipas rezonimit të këtij titisti të përbetuar, patriot është ai që për hir të përbashkësisë dhe bashkëjetesës së dikurshme me serbët e sllavët e tjerë u fal troje shqiptare, atyre shteteve që edhe ashtu janë krijuar mbi kurriz të katër Vilajeteve të dikurshme shqiptare në Ballkan.

Shqiptarët liridashës të Kosovës e dinë se babai i tij, Mehmet Maliqi ka qenë oficer i lartë i OZN-së dhe UDB-së famëkeqe dhe ka vrarë veprimtarë  shqiptarë pa gjyq, sikur është rasti i vrasjes së Ibrahim Lutfiut dhe pritës në Bistricë e likuidimit të  luftëtarëve të fundit të NDSH-së.  Atëbotë, “rrugëtimi për të kaluar kufirin besohet se ka filluar me 6 tetor 1951 për ta përfunduar në mes të natës së 9-10 tetorit në Pritën në Bistricë. Në grupin që u ekzekutuan në pritë, ishin: Hasan Remniku, Mustafë Koka me gruan Rabije Koka e cila ishte shtatzënë dhe Agush Mehmeti me gruan, Qibrie Misin Alidema. Trupat e tyre të vdekur qenë ekspozuar në Gjilan te “Lama e Miellit”, ku i kishin mbajtur disa ditë, (për të treguar sadizmin e egër antinjerëzor dhe  me qëllim të ngjallej frikë te qytetarët dhe ata të cilët eventualisht do të guxonin të përsëritnin veprat për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.) . (Prita në Bistricë Jovan Bullajiq: Rilindja,  e mërkure, 9-VI-1965.).  Mehmet Maliqi ishte së bashku me operativistin famëkeq, sekretarin e UDB-së, Mazllum Nimani  në aksionin për likuidimin e luftëtarëve të lirisë, me ç’ rast gjatë konfrontimit ishin vrarë kriminelët:  Xhafer Lila e  Vojisllav Taliq.

Mehmet Maliqi për meritat në OZN dhe UDB, në prill të vitit 1981 emërohet  Sekretar Krahinor i Punëve të Brendshme dhe me urdhër të nënshkruar nga ai është aplikuar masa e “izolimit- qëndrim për një kohë të caktuar dhe në një vende të caktuar”, që është zbatuar si masë represive prej marsit të vitit 1981 e deri në fund të vitit 1982. Nën një masë të tillë janë mbajtur nëpër burgje deri edhe me vite të tëra, janë keqtrajtuar dhe janë ndëshkuar mizorisht, mijëra veprimtarë dhe intelektualë shqiptarë. Megjithatë, askush nuk kërkon që krimet e babait t’ ia veshim të birit, edhe pse ky njeri po e vazhdon me përkushtim luftën kundër nacionalizmit shqiptar, dje kundër luftës së UÇK-së, tani kundër opozitës dhe forcave liridashëse të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …