Këshilli Grevist i SBASHK-ut po kërkon nga anëtarët e saj pezullimin e grevës deri në janar, duke propozuar si datë të mundshme 3 tetorin për fillimin e procesit mësimor. Këshilli, në letrën drejtuar opinionit dhe mediave ka sqaruar se mësimdhënësit janë nëpërkëmbur në vitet e 90-ta dhe njësoj kanë përjetuar nëpërkëmbje, që nga muaji i kaluar. Qeveria inat-zezë vazhdoi nëpërkëmbjen e mësimdhënësve, duke na quajtur jo vetëm analfabetë por edhe njerëz të shitur të agjendave armiqësore madje edhe vegla të partive opozitare, që është orvatje patetike dhe infantile. Qeveria tregoi se nuk e ka prioritet zhvillimin e arsimit përmes angazhimit cilësor dhe të dinjitetshëm të mësimdhënësve. Qeveria tregoi se nuk e ka prioritet zhvillimin e arsimit përmes angazhimit cilësor dhe të dinjitetshëm të mësimdhënësve. Si rezultat i mungesës së dialogut të mirëfilltë social, kërkesës së sinqertë të këshillit të prindërve që mësimdhënësit të jenë bashkë me fëmijët dhe të nis viti shkollor, për parandalimin e ndikimit të eksponentëve të qeverisë me agjendë përçarëse të kolektiveve shkollore dhe dyshimit tonë se greva sikur po i duhet Qeverisë për ta mbajtur vëmendjen e opinionit drejt grevës.
