Nisin punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës alternative të Stubllës (faza e II-të)

Sot në fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë, kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugës alternative të Stubllës së Epërme, konkretisht të projektit “Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Anton Çeta deri te rruga Sejdiu në Stubëll të Epërme- Faza e II-të”. Kjo rrugë po cilësohet e një rëndësie të veçantë për Stubllën me fshatrat për rreth. Me këtë rast në fillimin e punimeve i pranishëm ishte i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, i cili është mirëpritur aty nga banorët. Kryetari Haliti foli edhe për rëndësinë e ndërtimit dhe asfaltimit të kësaj rruge. “Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë jo vetëm për Stubllën e Epërme por edhe Letnicën, Godenin dhe fshatrat e tjera të kësaj zone të cilat janë edhe janë vende të bukura me potenciale të mira për ekoturizëm. Në këtë grykë ne çdo vit ka rritje të mysafirëve konkretisht të turisteve”, u shpreh kryetari Haliti duke potencuar se rruga e re do të lidhë Stubllën me Godenin. Kryetari Haliti shtoj se shumë shpejt do të realizohen projekte të rëndësishme infrastrukturore në këtë grykë të Letnicës. Ai ndër tjerash kërkoj nga kompania e kontraktuar që të realizoj punimet sipas planit dinamik dhe në cilësinë e duhur. Ndërkaq Marjan Ukaj, banorë i Stubllës së Epërme e cilësoj fillimin e punimeve si një ditë gëzimi. “Sot është një ditë gëzimi dhe lumturie për gjithë qytetarët e Stubllës së Epërme, Stubllës së Poshtme dhe Godenin. Kjo rrugë ka qenë e nevojshme qysh herët por gjithmonë nuk është kurrë vonë kur përfundon një punë” tha Ukaj. Ai shtoj se kjo rrugë do të i sjellë të mira Stubllës pasi që sipas tij do të mundësoj qasjen në 300 hektarë tokë të punueshme. Ukaj falënderoj komunën e Vitisë për të gjitha projektet të cilat janë realizuar në këtë fshat dhe fshatrave për rreth duke i përmendur disa nga to.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …