Anëtari i Këshillit Grevist, Zenun Nimani ka thënë se vendimi i SBASHK-ut nuk nënkupton ndërprerje të grevës, por ky është vetëm një komunikim i vazhdueshëm me anëtarësinë. Këtë gjë ne e kemi bërë vazhdimisht. Mirëpo kësaj radhe ne i kemi pyetur ata se si duhet të veprojmë në të ardhmen. Ne këtë njoftim në fillim e kemi përcjellë te mediat pastaj te anëtarësia. Deri më tani unë kam marrë disa përgjigje. Ai ka thënë se disa prej anëtarëve të SBASHK-ut tashmë i kanë dërguar përgjigjet, megjithatë këto janë të pakta dhe gjatë ditës së sotme do të kompletohen edhe përgjigjet tjera. Disa prej anëtarëve të SBASHK-ut kërkojnë pezullimin e grevës por kanë edhe kërkesa tjera, disa tjerë thonë se duhet vazhduar greva. Ne do të marrim mendimin e anëtarëve dhe nga të vendosin shumica do të vendosim edhe ne”, nënvizoi Zenun Nimani.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …