Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, uroi nipin, Luan Haradinaj, djalin e vëllait hero, Shkëlzenit, për diplomën, Oficer të Inteligjencës Ushtarake. Haradinaj ka thënë se Luani i ka bërë krenarë të gjithë. “Luani i ri sot diplomoi në MIBOLC, kursi bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA”. Kujtojmë se më 16 prill të vitit 1999, në Maznik, afër Deçanit, forcat ushtarake e policore kishin marrë një ofensivë kundër popullatës civile. Shkëlzen Haradinaj dhe Njësia e tij Speciale qëndruan në Malet e Maznikut me qëllim që të shpëtonin civilët shqiptarë nga forcat serbe. Gjatë një beteje të ashpër, kundër forcave serbe, në mbrojtje të popullatës civile të strehuar në Malet e Maznikut, bien trimërisht Shkëlzen Haradinaj me bashkëluftëtarët: Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …