Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet t’i marrin disa vendime të vështira, sikur është shembulli i pajtimit mes Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo histori duhet t’i shërbejë Kosovës dhe Serbisë tha Rohde në një intervistë për Radio-Kosovën. Ai theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira politike, sepse nuk ka më kohë për shtyrjen e problemeve të pazgjidhura. Qeveria gjermane, thekson ambasadori Rohde, e ka vendosur në prioritet dialogun Kosovë – Serbi, ndërsa po punon që Kosovë marrë së shpejti liberalizimin e vizave.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …