Në Ditën e dëshmorëve të Ferizajt dhe përkujtimit të Epopesë së Jezercit, njëri nga ish drejtuesit e saj, deputeti Elmi Reçica, ka deklaruar se kjo ditë, është “ditë e cila shënon lavdinë e betejës së Epopesë së Jezercit, njëra nga ngjarjet më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Epopeja e Jezercit, përbën veprën më të lartë dhe të lavdishme të rënies së dëshmorëve në altarin e lirisë, me qëndresën e tyre të palëkundur e heroike për të mbrojtur pozicionet dhe civilët e pambrojtur, artin e luftës, lavdinë, vendosmërinë e UÇK-së dhe vullnetin për liri, pavarësi dhe për të ardhmen e vendit”, ka deklaruar ai. Me këtë rast u mbajtën disa aktivitete për nder të kësaj dite si akademia përkujtimore, organizimi i aktiviteteve nga veteranët e UÇK-së të Zonës Operative të Nerodimes, vizita në Jezerc, në shtëpinë në të cilën ishte vendosur Komanda e njësitit të UÇK-së nga Kaçaniku, Brigada 162 Agim Bajrami, si dhe aktiviteti letrar “Ora e Artistit” e organizuar nga Klubi letrar “De Rada”. Elmi Reçica tha me këtë rast Epopeja e Jezercit, përbën veprën më të lartë dhe të lavdishme të rënies së dëshmorëve në altarin e lirisë, me qëndresën e tyre të palëkundur e heroike për të mbrojtur pozicionet dhe civilët e pambrojtur, pastaj lavdinë, vendosmërinë e UÇK-së dhe vullnetin për liri, pavarësi dhe për të ardhmen e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …