Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës sërish ka folur për grevën në arsim. Ai pyeti nëse beson dikush nga të pranishmit që ata mësimdhënës prej qejfit kanë qëndruar në shtëpi?. Qysh prej vitit 2018 pagat nuk janë rritur, prej atëherë vazhdimisht jeta është bërë më e shtrenjtë ka thënë Haradinaj. Ai edhe kësaj radhe Albin Kurtin e quajti, djalë të mirë, i cili këtu është rrit duke i urryer regjimet, por prej që është bërë vetë regjim, ia ktheu ndryshe duke i urryer ata që e kanë sjellë në pushtet, armiqtë e brendshëm sindikatat, mësuesit. Kryeministri nuk është duke iu nënshtruar PAN-in por mësuesit. Ata do t’ ia tregojnë vendin kur të vjen koha e zgjedhjeve, ka thënë mes tjerash në Kuvend, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …