Familja Uka e fshatit Ticë të Drenicës, çlirimit të Kosovës nga robëria serbe i ka dhënë dy vëllezër dëshmorë, Ismet Uka dhe Gani Uka.
Babai Salihu dhe nënë Azizja rritën bijtë: Ismetin, Musliun, Mehmetin Samiun, Ganiun si dhe bijën e vetme Hanifen.
Ismeti u lind më 2 gusht të vitit 1958, në fshatin Ticë. Katër klasat e shkollës fillore i kreu në Ticë ndërsa tetëvjeçaren në fshatin Likoc. Duke qenë i zgjuar në mësime ai regjistroi dhe kreu edhe shkollën e mesme në Skënderaj. Pastaj regjistrohet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në Degën e Historisë. Me qëllim për ta ndihmuar familjen, Ismeti i rreket punës në bujqësi e ndërtimtari. Në pamundësi për të zënë punë të përhershme, Ismeti me vëllezër, meqë ishin të njohur si ndërtimtarë, shkojnë në Ulqin dhe në Tuz të Malit të Zi ku edhe punojnë disa vite.
Pas daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë, më 28 Nëntor të vitit 1997, shumë të rinj nga Drenica, që ishin duke punuar larg familjeve fillojnë në kthehen në familjet e tyre, meqë lufta për çlirimin e Kosovës, tashmë kishte filluar.
Në janar të vitit 1998, vëllezërit Ismet Uka dhe Gani Uka vendosin të kthehen në Kosovë, ndërkohë që kishin mbetur atje për të punuar dhe për ta ndihmuan familjen, vëllezërit e tjerë: Mehmeti, Samiu, Musliu.
Në shkurt të vitit 1998, në shumë fshatra të Drenicës ishin formuar pikat e para të luftës së UÇK-së. Pikën e luftës në fshatin Plluzhinë e kishte themeluar Xhavit Ferizi i cili edhe ishte emëruar Komandant i Pikës. Kësaj pike pa vonuar i bashkohet edhe Ismet Uka dhe disa luftëtarë të tjerë. Më 28 shkurt, pas luftimeve të përgjakshme në Qirez dhe në Likoshan, 13 luftëtarët e parë të Plluzhinës dhe Ticës bëjnë betimin e ushtarit të UÇK-së dhe tregojnë gatishmëri për të luftuar kudo ku paraqitej nevoja.
Likoci, në pranverë të vitit 1998 ishte kthyer në një bastion të UÇK-së. Atje ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Shtabi i Zonës së Drenicës, Spitali ushtarak, madje edhe kuzhina për ushtarë. Nga një fshat i pazhvilluar dhe i humbur i Drenicës, Likoci në verë të viti 1998 ishte bërë baza e luftës së Ushtrisë Çlirimtare, ku venin e vinin gazetarë nga vendi e bota dhe shumë diplomatë e politikanë të huaj.
Pas Betejës, qëndresës dhe rënies heroike të Legjendarit, Adem Jashari dhe të jasharëve në Prekaz më 5.6 dhe 7 mars, forcat liridashëse të Kosovës ishin mobilizuar me shpejtësi të rrufeshme. Vetëm gjatë muajve prill maj qershor, UÇK-ja ishte shtrirë në tërë Drenicën, ku ishin krijuar shumë baza e shtabe lokale të luftës.
Grupit të parë të UÇK-së, përveç Ismet Ukës tashmë iu kishin bashkuar edhe Xhevdet Dani ?) pastaj Xhemajl Mehmeti, Sabri Mustafa, Nezir Jeta, Alush Jeta, Muharrem…. Xhafer Nura e të tjerë. Ky grup kishte shkuar në ndihmë edhe në fshatrat e Klinës, në Cerovikë, te Sokol Bashota, pastaj në pikën, “Pëllumbat” në Negroc te Ferat Shala
Më 9 maj me rastin e zënies së Grykës së Llapushnikut, grupi i luftëtarëve të Ticës dhe Plluzhinës kanë marrë pjesë në luftimet që janë zhvilluar me qëllim për ta zonë pikën strategjike të Drenicës dhe për t’i pamundësuar ushtarët dhe policët serbë të depërtonin në drejtim të Pejës e Gjakovës.
Në qershor të vitit 1998, formacionet ushtarake të UÇK-së kishin filluar të zgjeroheshin edhe përtej Qyqavisë, në fshatrat e Vushtrrisë dhe të Kastriotit, (ish Obiliq). Komanda e Zonës së Drenicës, në krye me komandantin, Fehmi Lladrovci, pastaj, Shaban Shala, Ilaz Derguti, Asllan Fazliu, Sabit Lladrovci, me një numër të madh ushtarësh nga Drenica e më gjerë, kishin marrë përsipër vënien në kontroll të Minierës së Mihjes Sipërfaqësore, në fshatin Bardh i Madh, (ish-Bellaçevc). “Aksioni ushtarak për çlirimin e kësaj Miniere me rëndësi strategjike, ekonomike, politike dhe ushtarake u ndërmor më 29 qershor të vitit 1998. Në mesin e luftëtarëve të lirisë ishte Xhemajl Mehmeti nga Plluzhina, Ismet Uka nga fshati Ticë, Mentor Dërvishaj nga Zabllaçi i komunës së Burimit, Alban Hoti e shumë të tjerë. Për të luftuar në Bardh kishin vajtur edhe Xhevdet Dani, zëvendës-komandant i Xhavit Ferizit (?) pastaj, Sabri Mustafa, Nezir Jeta, Alush Jeta, një grup i luftëtarëve nga fshati Abri e Epërme.
Pas një sulmi të furishëm dhe të organizuar mirë, Miniera e Mihjes Sipërfaqësore ishte vënë nën kontrollin e UÇK-së. Në këtë Betejë lavdiplote të luftës për çlirimin e Kosovës kishin rënë dëshmorë, Ismet Uka, Xhemajl Mehmeti e Mentor Dervishaj, ndërsa kishte marrë plagë, Alban Hoti dhe Sabri Aliu.
Të nesërmen, më 30 qershor, bashkëluftëtarët i varrosin trupat e tyre në fshatin Hade. Ndërkohë, trupat e dëshmorëve Xhemajl Mehmeti,Ismet Uka dhe Mentor Dërvishaj me nderime ushtarake i varrosin në varrezat e fshatit, në Plluzhinë.
Më 29 qershor të vitit 2002, në vendin e rënies së dëshmorëve, në fshatin Hade është ngritur lapidari i përjetësisë me emrat e dëshmorëve: Ismet Uka, Xhemajl Mehmeti dhe Mentor Dërvishaj.
Dëshmori Ismet Uka ka qenë i martuar por nuk ka lënë trashëgimtar. Emrin e tij e ripërtëritur, vëllai i Ismetit- Ganiu po ashtu dëshmor. Ismeti ndihet krenar për babanë dëshmorë dhe emrin e xhaxhait, po ashtu dëshmor.
Familja e dëshmorit, Gani Uka ka marrë mirënjohje nga SHP i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, nga Zona Operative e Drenicës dhe nga shoqatat e luftës. (A.Q.)