RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Prokuroria e Gjykatës Speciale tërhiqet edhe nga një rast, “një viktimë” që pretendohej se ishte vrarë nga krerët e UÇK-së

Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për amandamentimin e aktakuzës së konfirmuar kundër Hashim Thaçit dhe  krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prokuroria  ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt. Ajo kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime të kryera kundër të paktën një “viktime” rreth vitit 1999 në një shtëpi në Ferizaj, apo rrethinë. Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështetet në provat e paraqitura paraprakisht, pasi  konsideron se ka tani nuk prova të pamjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e  një “viktime” në  Ferizaj, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …